Nëse Milan arrin të transferojë talentin e madh uruguaijan Rodrigo Bentancur, tifozët e këtij klubi anë e mbanë botës do të dashurohen menjëherë të ai, pasi është një mesfushor i shkëlqyer që i ka të gjithë që duhet ta ketë një futbollist në rolin që e ka.
Talenti 23-vjeçar sipas raporteve të fundit është më afër se kurrë te Milan që i ka ofruar 15 milionë euro, ndërsa Juventusi që kishte të drejtën ta blej kartonin e lojtarit para të gjithë tashmë thuhet se është tërhequr nga gara sepse nuk dëshiron të ofrojë më shukë se 9.5 milionë euro.
Galliani është aktualisht në Ibiza, ku është duke biseduar me agjentin e lojtarit, dhe optimizmi është më i madh se asnjëherë tjetër. Boca Juniors ka thënë se ajo skuadër që ofron 15 milionë euro, çështja mbyllet menjëherë.