Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka deklaruar se skuadra e tij nuk do të bjerë në “grackën” që kanë rënë ekipet e tjera pretendente dhe do të fitojë ndaj të gjithë ekipeve që kanë ardhur nga një kategori më poshtë.

Trajneri katalanas tha se City duhet të marrë shembull nga ajo që i ndodhi Manchester United, që u mposht nga Huddersfield dhe se të besuarit e tij duhet të marrin të gjitha masat për fitore. Manchester City kryeson Premier League me tetë pikë avantazh dhe është skuadra që luan futbollin më të mirë për momentin, por Guardiola nxiton të kujtojë se “qytetarët” ende nuk kanë fituar asgjë në këtë sezon.

Artikulli paraprakBundesliga, Heynckes pritet ta thejë rekordin e Jurgen Kloop
Artikulli tjetërBayern me shifra rekorde nga të ardhurat financiare