Me dy golat e tij nisi rikthimin e madh, por të drejtë ndaj Liverpool.

Wissam Ben Yedder ka gyrë direkt në histori të Sevillas me dy golat e shënuar nga Ramon Sanchez Pizuan, në kuadër të ndeshjes së pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Korneri.net.

Me këta dy gola i mundësoi po thuajse kualifikimin në rrethin e dytë skuadrës andaluaziane, por njëkohësisht ai bëhet edhe zyrtarisht golashënuesi më i mirë në Sevillas në histori të garës më prestigjioze evropiane me 8 gola të shënuar, pasi askush deri tash nuk ka realizuar më shumë se francezi me origjinë nga Tunisi.
Ai po kalon formë të mirë edhe në La Liga, dhe me një fjalë, Sevilla vazhdon të gjejë talentët më të mëdhenjë në qarkullim. /Korneri.net

Artikulli paraprakLapadula mund të luaj në botërorin Rusi 2018!!!
Artikulli tjetërShtohen ulset në “Palestrën e Sporteve” në kryeqytet [FOTO]