Arena e Përfaqësuesës së Kosovës në basketboll, “Pallati i Rinisë dhe Sporteve”, është gati të pres djelmoshat “Verdhekaltër”, në kampanjën e saj kualifikuese për kampionatin botërorë. ‘

Kosova të premten luan ndaj Lituanisë në ora 19:00, dhe tashmë gjithçka është gati në palestrën e sporteve, me ulëset shtesë të cilat janë kërkuar nga FIBA, ti shtohen palestrës të kryeqytetit në mënyrë që të plotësohen kushtet të luhen ndeshjet e rangut të tillë.

Tashmë ulset janë vendosur dhe gjithçka është “OK”, andaj me shtimin e kapacitetit të palestrës pritet që kueshtet të jenë më të favorshme për tifozë, ku përkrahja do të jet edhe më e madhe për basketbollistët tanë.

 

Artikulli paraprakGolashëuesi më i mirë i Sevillas në Ligën e Kampionëve
Artikulli tjetërScott Bamforth ka një mesazh për tifozët e Përfaqësuesës së Kosovës