Një karton i ri do të përdoret për herë të parë në futboll që nga viti 1970, kur i verdhi dhe i kuqi u bënë pjesë e kësaj loje në Kupën e Botës.

Ai që të gjithë e kanë quajtur më parë kartoni portokalli, në fakt do të jetë i kaltër dhe IFAB, organizata që rishikon rregulloren e lojës, ka menduar se është koha për ndërthurjen në futbollin e sotëm.

Bëhet fjalë për kartonin i cili i jep mundësinë gjyqtarit që të largojë nga loja një lojtar për 10 minuta, për t’u rikthyer më pas në fushë në mbarimin e kësaj periudhe në stol. Sipas mediave ndërkombëtare, kartoni i kaltër do të përdoret vetëm për faullet taktike që ndalin aksione premtuese për gol, por edhe për kundërshtinë ndaj gjyqtarëve të ndeshjes.

Dy kartonë të kaltër, apo kombinimi i një të tilli me një të verdhë, do të sjellë kartonin e kuq dhe largimin përfundimtar nga ndeshja të futbollistëve të cilët tani e tutje duhet të jenë të kujdesshëm edhe ndaj veprimeve që më parë nuk prodhonin kartonë.

Artikulli paraprakStivi Frashëri përforcon Lirinë
Artikulli tjetërLlapi e fitoi derbin e madh ndaj Dritës në Gjilan