Llapi e ka fituar ndeshjen e parë të elitës së futbollit të Kosovës në stinorin pranveror.

Llapjanët të shtunën mposhtën Dritën në derbin e xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës me rezultatin 1:0. Golin e vetëm në ndeshjen që u zhvillua në terrenin me bar sintetik në Gjilan e shënoi ish-futbollisti i Dritës, Arbnor Ramadani.

Ramadani, pas një aksioni mirë të ndërtuar, realizoi me gjuajtje të saktë nga zona në minutën e katërt të ndeshjes. Rastet nuk munguan nga të dyja skuadrat deri në fund të ndeshjes, por Llapi mori pikët e plota. Me këtë fitore, Llapi shkëputet në pozitën e dytë me 37 pikë, tri më shumë se Drita që zë vendin e tretë.

Artikulli paraprakFutet kartoni i kaltërt në futboll!
Artikulli tjetërGjilani nuk e mbajti epërsinë deri në fund ndaj Fushë Kosovës