Edon Zhegrova është bërë hero i Genkut, shkruan zeri.info.

Futbollisti i ri kosovar po shkëlqen me klubin belg sa herë që i jepet rasti.

Dhe, talenti kosovar ia siguroi fitoren Genkut në duel me Mechelenin në Kupën e Belgjikës, pasi e shënoi penalltinë vendimtare.

Me këtë rast, ish-futbollisti i Flamurtarit dhe Prishtinës ia siguroi Genkut kualifikimin në çerekfinale të Kupës, pas fitores 5:4.

Gjithsesi, mjaft i lumtur me këtë arritje është edhe futbollisti kosovar, i cili ndjenjat e tij i ka shprehur përmes rrjetit social, “Facebook”.

“Çfarë nate mahnitëse mbrëmë, një punë e madhe e ekipit dhe i lumtur që shënova penalltinë fituese, faleminderit tifozëve për përkrahjen e madhe”, ka shkruar në gjuhën angleze futbollisti ofanziv, i cili në fillim të këtij sezoni debutoi në ligën elitare belge.

Artikulli paraprak‘VAR-i’ në Kupën e Botës? Ja çfarë po ndodh…
Artikulli tjetërModelja peruane mban premtimin për Botërorin, zhvishet nudo (Video)