“VAR-i” ka sjellë shumë polemika në futboll, por aktivizimi i tij në Kupën e Botës, mund të jetë një zgjidhje e mirë e “problemeve” që mund të ndodhin me gjyqtarët ashtu siç ka ndodhur gjatë Botërorëve të mëparshëm ku më skandalozi që do të mbahet mend gjatë është ai i vitit 2002.

Në atë kohë ishte Koreja e Jugut (vendi organizator) që kishte një ndihmë të madhe nga gjyqtarët dhe në këtë mënyrë u kualifikua deri në gjysmëfinale.

Vendimi për vendosjen e “VAR-it” në Kupën e Botës që do të mbahet në Rusi, do të merret vitin e ardhshëm, gjatë muajit mars.

Kjo teknologji po pëlqehet shumë nga Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino dhe me gjasë do të jetë në kompeticionin më të rëndësishëm në botë.

Shorti i grupeve për Kupën e Botës “Rusi 2018” do të zhvillohet sot në orën 15:00, në pallatin e Kremlinit në Moskë, ku do të marrin pjesë 32 skuadrat e kualifikuara përfshirë këtu edhe Rusinë, e cila është organizatorja e këtij kompeticioni.

Artikulli paraprakTransferimi tek Reali? Messi telefonon Icardin: Mos…
Artikulli tjetërEdon Zhegrova, heroi i ri i Genkut