Ishte një nga pikat më të forta të Chelsea në edicionët e fundit, por Oscar vendosi që të largohet nga londinezët në drejtim të kampionatit kinez, pas një oferte prej 70 mln eurove.

Sipas mediave britanike, Oscar duket se i ka rënë pishmanit vetëm 23 ditë pas transferimit në Kinë.

Ai thuhet t’iu ketë thënë disa miqve të tij se do të ishte i lumtur nëse rikthehet sërish në futbollin evropian.

Pakënaqësitë e tij janë vërejtur me të mbërritur në aeroport në Kinë, teksa ku fotografohej me tifozë dhe jepte nënshkrime.

Artikulli paraprakÇ’ka synon Juventusi këtë edicion? Rrëfehet Massimiliano Allegri…
Artikulli tjetërDraxler tregon klasin në fitoren e PSG-së