Fiorentina dhe Juventus, e planifikuar është një sfidë e shumëpritur në “Artemio Franchi të dielën në mbrëmje.

Në prag të duelit, trajneri Massimiliano Allegri doli në konferencë për shtyp, ku foli për ndryshimin e mundshme të formacionit.

“3-5-2, zgjedhje apo domosdoshmëri? Të dyja qëndrojnë, sepse ka lojtarë, të cilët kanë luajtur shumë dhe, mbi të gjitha, duhet të shoh se si është Chiellini, që dje kishte një temperaturë të vogël. Barzagli ka luajtur dy ndeshje, është jashtë Lichtsteiner.

Kështu, kam për të gjetur një qendërmbrojtës. Barzagli, Cuadrado dhe Sturaro do të jenë mbrapa, por na duhet të luajmë me katër mbrojtës. Po të mos ishte kështu, unë duhet që të patjetër të ndryshoj diçka. Sidoqoftë, nuk do të ndryshoj tërësisht qëndrimin e ekipit, çka është gjëja më e rëndësishme.

Ndeshja kundër Fiorentinës do të jetë e vështirë. Ne kemi grumbulluar një numër të konsiderueshëm pikësh në kampionat, si dhe kemi arritur qëllimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Numrat janë në anën e Juventusit, në anën tjetër ka gjëra që duhet të përmirësohen. Jemi duke bërë një sezon të mirë. Për ta bërë atë më të bukur, më të mirë, na duhet që të paktën të fitojmë kampionatin, pastaj të shohim nëse mund të triumfojmë edhe në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë”.

Artikulli paraprakMilan mund të befasojë në merkato! Ylli botëror mund të zbarkojë në “Milanello”…
Artikulli tjetërE përcjellin kujtimet për Chelsea, Kina e bën pishman Oscar-in….