Kapiteni legjendar i Chelsea, John Terry pritet të nisë një aventurë të re sërish në Angli pasi ai më nuk bën pjesë në planët e italianit Antonio Conte.

Është pikërisht Harry Redknapp ka konfirmuar se ka paraqitur një ofertë të majme për mbrojtësin 36-vjeçar, shkruan tabloidi britanik “The SUN”.

Në një intervistë për “talkSPORT”, ish-Spursave ka thënë se tashmë është vendimi i lojtarit për të zgjedhur të ardhmen e tij.

“Ai është një kapiten fantastik dhe një lider i madh. Ne kemi bërë ofertën më të mirë që mundemi për Terryn. Tani është fjala e John por ne e dëshirojmë atë në Birmingham.”, u shpreh ai.

Kujtojmë që për Terry interesohet edhe Aston Villa./Korneri.net.

Artikulli paraprakTramezzani “tradhëton” Armando Dukën, nënshkruan kontratë me këtë skuadër
Artikulli tjetërFassone e Mirabelli sërish në Torino: Kjo është oferta e re e Milanit për Andrea Belotti….