LYON, FRANCE - JUNE 19: Assistant coach Paolo Tramezzani of Albania holding Elseid Hysaj celebrates their 1-0 win after the UEFA EURO 2016 Group A match between Romania and Albania at Stade des Lumieres on June 19, 2016 in Lyon, France. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Ish-zëvendës trajneri i Kombëtares Shqiptate, Paolo Tranezzani, ka pranuar ofertën e Sion-it për të vijuar në Zvicër karrierën si trajneri. Klubi i Sion me anë të një postimi në faqen zyrtare ka bërë publik arritjen e marrëveshjes me ish-trajnerin e Lugano-s.

Lajmi i cili qarkullonte prej kohësh në Zvicër tashmë është bërë zyrtar, një lajm i cili mund të ishte konfirmuar edhe më herët por tekniku italian kërkoi pak kohë për të kthyer përgjigjën përfundimtare, ç’ka lë të kuptosh që Tramezzani ishte në pritje të një oferte nga drejtuesit e FSHF-ës për të marrë drejtimi ne Kombëtares.

Tramezzani ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me ekipin e Sion. Brenda një periudhe shumë të shkurtër fill pas largimit të tij nga Kombëtarja shqiptare, Tramezzani ka filluar të ngjisë me “nxitim” shkallët e treningut pasi arriti të dërgonte menjëherë Luganon në Europa Lige. Tramezzani do të nisë aventurën e tij në Evropë me Sion në turin e tretë kualifikues.

Artikulli paraprakNesta mposht mikun e tij Kaka
Artikulli tjetërE konfirmon Redknapp: Birmingham e do në skuadër John Terry