Luis Enrique mbyll aventurën e tij me Barcelonën duke fituar një tjetër trofe, Kupën e Mbretit, i nënti për të nga 13 të mundshëm, në harkun e tre sezoneve.

Në sezonin e tij të parë në stolin “blaugrana”, pas disa probleme me Messi në fillim të sezonit, ai realizoi tripletën: kampionat, kupë dhe Champions League, pasi mposhti Juventus me rezultatin 3-1 në finalen e luajtur në Berlin.

.Në sezonin e dytë erdhën trofetë e Superkupës së Europës, Botërorit për Klube, La Liga dhe Kupës së Mbretit, duke humbur vetëm Champions League, ndërsa vitin e tretë e mbylli me Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Mbretit, duke humbur titullin kampion i cili i takoi Real Madrid dhe duke u eliminuar nga Juventus në çerekfinalet e Champions Leauge.

Por çfarë do të bëj tani Luis Enrique?

“Nuk e di, por qëndroj i hapur ndaj të gjitha mundësive, përfshi edhe atë që të ndryshoj disiplinë dhe të stërvit e drejtoj një skuadër dhe në një sport tjetër, ndryshe nga futbolli – deklaroi ai , menjëherë pas finales së Kupës së Mbretit të fituar ndaj Alaves. – Jam një tip kompetitiv dhe jam i sigurt se do të vazhdoj të garoj. E them pa modesti që më pëlqen të fitojë çdo garë ku marr pjesë.”

Artikulli paraprakKryeziu i Kosovës shpallet më i miri i Luzern
Artikulli tjetërIde e re për sulmin e Milanit