Me ardhjën e pronarëve kinez në krye të AC Milan, po qarkullojnë emra të ndryshëm të cilët mund të përforcojnë skuadrën e Montellas, për edicionin e ardhshëm. Tashmë është zyrtarizuar mbrojtësi Mateo Musacchio, ndërkohë rrugë të njëjtë pritet ti përcjellë edhe Rodriguez (Wolfsburg), e Kessie (Atalanta). Mirëpo kjo nuk është e gjitha pasi transferim i bujshëm po filitet të ndodhë në repartin ofanziv, ku po citohen emrat e mëdhenjë të spanjollit Morata e Aubameyang, apo dhe kroatit të Fiorentinës, Kalinic. Por mediat italiane sapo kanë publikuar lajmin se te Milan, mund të vie edhe italiani Fabio Borini, i cili sapo përfundoi një kampionat të zi me Sunderland, pasi u larguan nga Premier League. Kjo do të detyroi italianin të largohet nga “Macet e zeza”, andaj thuhet se mund të përfunoi në Milan, pasi gëzon raporte të mira me drejtorin sportiv të Milan, Massimiliano Mirabelli.

Artikulli paraprakE habitshme : Luis Enrique mund të drejtoj në një sport tjetër!
Artikulli tjetërGjyqtari i finales Juventus-Real Madrid