Edhe pse ende po shkon puna shumë ngadalë deri në finalizimi apo i marrëveshjes me pronarët e rinjë kinez, nga ana tjetër Milan po kryen punë edhe pa ndihmën e tyre, shkruan Korneri.net.
Sipas gazetarit të njohur italian Michele Criscitiello, Milan ka kryer tashmë punë me Villarreal për qendëmbrojtësin Mateo Musacchio i cili do të jetë rosoner për shumën 18 milionë euro që Milan do t’ia paguaj skuadrës spanjolle, kurse futbollisti do të paguhet nga 3 milionë euro në vit, mëson Korneri.net

Nga ana tjetër Milan po bisedon me skuadrën gjermane Wolfsburg prej nga kërkon mesfushorin Luis Gustavo i cili mund të lirohet për 10 milionë euro, shumë kjo të cilën e kanë rosonerët.
Kriza në klubin gjerman po shtyen zyrtarët e klubit që t’i shesin disa futbollistë, e në këtë listë është Gustavo që mezi pret të luajë në Itali, kampionati i tij më i perferuar.

Artikulli paraprakKlubi serioz i bënë këto gjëra!
Artikulli tjetërBunjaki: E dim që që përballë kemi një çerekfinalist të europianit…Ujkani: Turqia është tjetër nivel për dallim nga Islanda