Juventus është duke punuar për staza të gjata andaj përveç suksesit të pamohueshëm në kampionat dhe trofeve që po i fiton, padyshim se mendjen e ka më shumë në garat evropiane.
Për të qenë gjithmonë protagonist dhe synuar edhe Evropën, atëherë duhet të ketë futbollistë cilësor dhe ata që janë aktualisht të mos largohen.
Alex Sandro do të nënshkruar ditëve të ardhshme kontratë deri në vitin 2021, ndërsa para ndeshjes së parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës, do të ulet në tavolinë Paulo Dybala që do ta vazhdoj kontratën poashtu deri më 2021.

Artikulli paraprakKosova e nisi stërvitjen e fundit në “Loro Boriqi” para ndeshjes me Islandën
Artikulli tjetërDy superlajme për Milanon