Lamtumira e një kampioni. Mbrëmjen e të Shtunës Diego Milito i dha fund njëherë e përgjithmonë futbollit të luajtur, ashtu sic meriton. Një festë spektoklare lamtumire e organizuar nga klubi i tij i parë por njëkohësisht edhe i fundit, Racing Club de Avellaneda. Shumë duartrokitje dhe shumë përqafime për El Principen, sulmuesin që shkruajti historinë me Interin në sezonin 2009-2010 duke fituar tripletën e famshme.

Milito mbylli gjithcka aty ku e nisi te Racing Avellenada, skuadra të cilën aq shumë e donte. Lamtumira e Diegos vjen në moshën 37-vjecare ashtu sic ai e kishte ëndërruar gjatë një feste madhështore të organizuar në nder të tij. Në Estadio Juan Domingo Peron të Buenos Aires-it, edhe pse bëhej fjalë vetëm për një festë lamtumire ishin të shumtë tifozët që kishin ardhur të përshëndesnin nga afër idhullin e tyre në simfoninë e tij të fundit. Përkrah miqëve të tij më të mirë por edhe emrave më të cilët shkroi historinë te Interi si Javier Zanetti e Ëalter Samuel, Milito i dha fund futbollit të luajtur në mënyrën më të mirë. Shumë emocinouar El Principe falenderoi tifozët e Racing për mbështetjen:

“Po realizoj ëndrrën time të lë futbollin e luajtur me fanellën e Racing theksoi fillimisht 37-vjecari. Milito falenderoi të gjitha klubet me të cilat ka luajtur në Europë duke filluar nga Genoa për të vazhduar me Real Zaragozan e Interin.Pikërisht klubit zikaltër ai i kushtoi një rëndësi të vecantë në deklaratat e tij: “Te Interi kam kaluar momente të paharrueshme, kam marrë shumë mbështetje nga tifozët por edhe nga i gjithë ambienti zikaltër, nuk mund ti harroj kurrë dhe aq më tepër në ditë si kjo, nënvizoi El Principe. Në futbollin europian Milito debutoi me fanellën e Genoas në Janar të vitit 2005 në Serinë B. Në një sezon e gjysmë me ekipin ligur ai realizoi 33 gola në 59 ndeshje.

Nga Genoa te Saragoza për tu rikthyer sërish te Genoa dhe për të bërë përfundimisht hapin e madh në karrierë duke u transferuar te Interin në verën e vitit 2009. Në sezonin e parë me 30 golat e tij në të gjitha kompeticionet Milito udhëhoqi skuadrën zikaltër drejt fitimit të tre trofeve, kampionatit, Kupës së Italisë dhe mbi të gjitha realizoi 2 gola në finalen e Championsit ndaj Bayern-it, duke ndihmuar Interin ta fitonte këtë trofe pas 45 vjetësh. Karriera e tij ka patur edhe ulje-ngritje por El Principe u largua si një kampion i vërtetë.

 

Raporti: Supersport.al

Artikulli paraprakInter e sakrifikoi për Kovacic, tani kushton 75 mln euro
Artikulli tjetërJuventus identifikon pasuesin e Buffon…