I lindur te Vasco da Gama, i rritur mes Milanos dhe Liverpool dhe me një të ardhme me ngjyra të forta “blaugrana” përpara.

Kjo është historia e Philippe Coutinho, “Pato zikaltër”, i cili duket se ka gjetur ambientin perfekt në qytetin e “Beatles” për të vazhduar një rritje që dukej se ishte ndërprerë me fanellën interiste.

Pasi është larguar nga Vasco da Gama, Coutinho ka zbarkuar në Itali, por shumë shpejt ëndrra e tij është kthyer në një makth. Paraqitjet me ulje-ngritje të lojtarit kanë shtyrë Inter-in që të mos besonte më tek ai dhe që të mendonte për një shitje të mundshme. Braziliani është larguar nga Milano pas vetëm tre sezonesh, duke u huazuar tek Espanyol para se të kalonte te Liverpool i Brendan Rodgers.

Zikaltrit kanë përfituar 13 milionë euro nga kjo shitje, duke i investuar menjëherë te Kovacic, basti i ri i klubit të Moratti-t në 2013-ën. Me “Të Kuqtë” e Klopp Coutinho ka arritur të tregojë të gjithë klasin e tij dhe sot konsiderohet një nga lojtarët më të mirë në qarkullim.

Barcelona e ka vënë në shënjestër dhe 75 milionë eurot e kërkuar nga Liverpool, në rastin e një shitjeje të mundshme, nuk i kanë trembur katalanasit.

Nga një lojtar i sakrifikuar për të arritur te Kovacic, është kthyer në një yll të kombëtares së Brazilit (mjafton te shikosh golin në fitoren 3-0 kundër Brazilit). Kjo është historia e një djaloshi që e nisi aventurën e tij nga Brazili, por që nuk u kuptua kurrë nga futbolli italian.

Artikulli paraprakMourinho kërkon yjet e Atletico Madrid
Artikulli tjetërDiego Milito, lamtumira e një kampioni