Kampioni dhe lideri aktual në Serie A është duke kërkuar pasardhësin e Gigi Buffon, pasi portieri legjendar i “Zonjës së Vjetër” duhet të “braktisë” portën bardhezi në 2018-ën, në përfundim të Botërorit të Rusisë, për këtë arsye klubi torinez është i detyruar të fillojë që nga ky moment kërkimet për të gjetur një zëvendësues në lartësinë e duhur.

Mediat italiane bëjnë të ditur për shënjestrën e klubit bardhezi duket se ka përfunduar Alex Meret, i cili është në pronësi të Udinese-s, por që është huazuar në Serinë B te skuadra e SPAL.

Artikulli paraprakDiego Milito, lamtumira e një kampioni
Artikulli tjetërHamilton fitoi, por Rosberg mban ritmin e nevojshëm