Për herë të parë një derbi i madh siç është ai i Milanos do të luhet drekë. Më 15 prill, dita apo ngjarja kryesore evropiane në futboll do të nis në mënrë spektakolare pasi derbi “Madoninna” do të startoj nga ora 12.30, që ndodh për herë të parë.
Federatëa Italiane që ka vendosur që kjo ndeshje të luhet në drekë duke rezervuar një kohë të pazakontë për një përballje të tillë, magjinë e së cilës jemi mësuar ta përjetojmë në orët e mbrëmjes nga stadium mitik “San Siro”.

Kjo ndeshje do të luhet të shtunën e 15 prillit dhe shkak për këtë është bërë festa e Pashkëve katolike që përkon me datën 16 prill. Gjithsesi sa i përket orarit nuk janë dhënë detaje se pse kjo ndeshje është vendosur të luhet në mesditë duke qenë se ndryshe nga derbi i Romës, dy tifozeritë nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë për konflikt mes tyre, gjë që mund të bënte të pamundur kontrollimin e tyre në orët e mbrëmjes.

Pavarësisht kësaj, një ndeshje si Inter-Milan është gjithmonë spektakolare sin ë mesditë ashtu edhe në mbrëmje, andaj përgatitjet për këtë duel nga të dyja tifozeritë kanë nis shumë më herët.

Artikulli paraprakOrari i ndeshjeve të xhiros 22. të Vala Superligës
Artikulli tjetërDigitalb Kupa: Ndeshjet çerekfinale premtojnë spektakël…Vëmendja e të gjithëve në Pejë, Podujevë dhe Mitrovicë!