Ndeshjet çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll pritet të jenë me mjaftë rivalitet, kur dihet motivimi i skuadrave për të luftuar deri në fund për trefeun e dytë më të vlefshëm të futbollit kosovar.

E mërkura do të sjellë tre përballje mjaftë interesante, siç janë Besa – Prishtina, Liria – Llapi dhe Drenica – Ferizaj, kurse të enjtën një vend për në gjysmëfinale do ta kërkojnë skuadrat mitrovicase Trepça dhe Trepça 89′.

Nëse i hidhet një sy qifteve çerekfinaliste, vëmendja e të gjithëve do të jetë në Pejë, në stadiumin “Shahin Haxhiislami”, ku Besa pas disfatës nga lideri Trepça 89′ ditën e dielë dhe me trajnerin e ri Astrit Imami (i cili morri timonin e ekipit pas dorëheqjes së Gani Sejdiut) e pret Prishtinën e motivuar pas fitores me shumë polemika në “Adem Jashari” ndaj Trepçës në kuadër të Vala Superligës.

Ndeshja tjetër çerekfinale ndërmjet Lirisë dhe Llapit pritet të jetë një tjetër ballafaqim interesant, pasi skuadra e trajnerit Batatina në vikend nuk arriti më shumë se një barazim pa gola ndaj Ferizajit, duke bërë një hap prapa për titull në Superligë, kështu që llapjanët mund ti tregojnë forcën reale që posedojnë pikërisht ndaj Lirisë edhe pse këta të fundit këtë edicion janë duke u treguar një skuadër modeste, por në raste të veçanta e rrezikshme për ekipet favorite.

Takimi që mund të jetë i barabartë gjatë 90 minutave lojë pritet të jetë ai ndërmjet Drenicës dhe Ferizajit. Drenicakët do të tentojnë kualifikimin në gjysmëfinale përballë Ferizajit që në pranverë është duke befasuar me lojëra të mira, por një gjë është e sigurtë këto dy skuadra do të përpiqën që të sigurojnë një vend për në gjysmëfinale, pasi edhe në Superligë janë të angazhuara mjaftë për ti ikur sa më shumë fundit të tabelës.

Ballafaqimi më interesant i çerekfinaleve të Digitalb Kupës pritet të zhvillohet në Mitrovicë, ku skuadra e fundosur në Superligë Trepça e pret Liderin e pakontenstueshëm Trepçën 89′. Trepça në këtë ndeshje futet pas humbjes ndaj në minutat shtesë, kurse 89-tshi pas fitores spektakolare në Pejë ndaj Besës. Në këtë ndeshje skuadra e Zikerija Ramadanit ështe favorit paasnjë dyshim, mirëpo koncentrimi i tyre në kampionat dhe ruajtja e lojtarëve për ndeshjet vikendit, mund të jetë pozitive për rivalin.

Artikulli paraprakDerbi i parë “Madoninna” do të luhet në drekë
Artikulli tjetërIndian Wells: Wawrinka kalon tutje, eliminohet Berdych