Trajneri i Man Utd, Jose Mourinho nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij për suksesin kundër Arsenalit. “Më ka pëlqyer tej mase mënyra se si ka luajtur ekipi im. Arsenali në momente të veçanta na ka vënë në vështirësi të mëdha, por unë di të them se lojtarët e mi meritojnë përgëzimet më të mëdha. Nuk di shumë fjalë anglisht, por do të thoja të shkëlqyer, fenomenalë, fantastikë. I kemi merituar tri pikët. Ata kanë pasur shumë raste, por dhe ne kemi një portier madhështor.”

Paraqitja e De Geas – “I kam thënë pas ndeshjes se me atë çfarë pashë në fushë ai është portieri më i mirë në botë. Gjithkujt i duhet një portier i tillë në momente delikate.”

Kartoni i kuq për Pogba – “Nuk e di çfarë të them, po ia lë specialistëve të gjykojnë. Po ia lë specialistëve të gjykojnë momentin e kontaktit mes Koscielny dhe Lukakut gjithashtu, po ia lë specialistëve rrëzimet e lojtarëve të Arsenalit.

Artikulli paraprakShkodran Mustafi e mori në “qafë” Arsenalin!
Artikulli tjetërNdërhyrja “kriminale” e Pogba, Mourinho në derbin e Manchesterit duhet të bëjë rrotacion në mesfushë