Barcelona mendoj që përfundoi stinori në La Liga.

Në kampionatin më të fortë në botë gjithçka është e mundur, dhe këtë e dëshmoi edhe njëherë apo më saktë edhe ndeshja e sapo përfunduar në Camp Nou, Barcelona-Celta Vigo 2:2, shkruan Korneri.net.

Se nuk do të jetë pasdite e mirë për Barcelonën, e tregoi goli i Iago Aspas që e kaloi skuadrën e tij në epërsi. Barazoi Lionel Messi vetëm dy minuta më vonë, kurse Luis Suarez e kaloi për herë të parë Barcelonën përpara.
Pikërisht pas këtij goli u krijua përshtypja tjetër se tash blaugranët nuk do të kenë telashe, të cilat erdhën pak minuta më vonë kur Maximiliano Gomez shënoi për 2:2, që doli të jetë rezultat final, dhe ky ishte barazimi i dytë rresht për katalunasit pas atij me Valencian.

Barcelona prinë me 36 pikë në La Liga, por tash konkurrentët e Barcelonën mund të afrohen edhe më shumë, dhe kjo pritet pasi nuk kanë edhe shumë ndeshje të vështira, ndoshta në përjashtim të Real Madridit që luan te Atl.Bilbao. /Korneri.net

Artikulli paraprakGenc Hamiti shënoi në sekondat e fundit, Drenica në garë për titull
Artikulli tjetërChelsea e kreu detyrën, Hazard dhe Morata të shkëlqyeshëm