Drenica po luan dhe po fiton.

Mund të thuani jo, mund të mos pajtoheni, por me fitoren e Drenicës në sekondat e fundit ndaj Lirisë, për momentin skuadra në krizë financiare, por me zemër të madhe, ka vetëm 5 pikë më pak se lideri Llapi, andaj pse të mos quhet edhe pretendent për titull pavarësisht a mendojnë njëjtë apo jo lojtarët drenicak, shkruan Korneri.net.

Në një dneshje të vrapuar shume dhe të kujdeshme në mbrojtje, Dtenica dhe Liria, ishin shumë afër të merrnin nga një pikë, mirëpo pikërisht në 20 sekondat e fundit pas një korneri të vendasve, topi shkon te golashënuesi më i mirë i Drenicës dhe një ndër më të mirët në Kosovë për momentin, Genc Hamiti, i cili me një gjuajtje jo të fortë sa të saktë shënoi për tri pikët e mëdha të Drenicës që para pak javësh ishte në zonën e barazhit, ndërsa sot ka pikë të njëjta me Lirinë nga 28. /Korneri.net

Artikulli paraprakDerbi në fushën e përlloqur nuk ishte i mirë, Llapi dhe Drita buzëqeshin
Artikulli tjetërBarcelona merr në “thua” sërish, Celta Vigo e ndali në Camp Nou