Fitore e pritsheme dhe e lehtë e Chelsea ndaj Newcastle United.

Londinezët arritën te triumfi i 10. sezonal pas paraqitjes shumë të mirë nga fillimi e deri në fund, dhe me pak fat kampioni aktual ka mundur të shënonte fitore edhe më bindëse, shkruan Korneri.net.

Dëight Gayle për befasi të të gjithëve shënoi i pari në ndeshje për mysafirët, mirëpo pikërisht prej këtij momenti Chelsea nisi të luante lojën e vet.
Eden Hazard dhe Alvaro Morata shënuan për ta dërguan në pushim skuadrën e Antonio Contes me epërsi, ndërsa reprezentuesi belg nga penalltia e shënoi golin e fundit dhe të tri pikëve të reja të cilat e lanë mbrapa Chelsea nga lideri Man.City për momentin me 8 pikë./Korneri.net

Artikulli paraprakBarcelona merr në “thua” sërish, Celta Vigo e ndali në Camp Nou
Artikulli tjetërLLAPI KAMPION VJESHTOR