Sipas raporteve të mediave britanike, londinezët e Arsenal janë skuadra e radhës që kanë shprehur interesim për ta transferuar mesfushorin e Manchester United, Marouane Fellaini.

Belgu, që është në vitin e fundit të kontratës në Old Trafford, tash e një kohë kërkohet edhe nga skuadra turke Besiktas.

Megjithatë, tekniku portugez Jose Mourinho mund të jetë i interesuar për ta mbajtur, pasi kohë më parë pati kërkuar zgjatjen e kontratës së tij edhe për një vit./Korneri.net.

Artikulli paraprakMaradona: Mungesa e Italisë në botëror, humbje e madhe për futbollin
Artikulli tjetërOzil mund të rikthehet në La Liga! Ja paga marramendëse që i ofron Atletico Madrid