Sipas raporteve të The Sun, Mesut Ozil ka kontratë me Arsenalin deri në fund të sezonit dhe nëse nuk arrihet marrëveshja për rinovimin, atëherë ai do të ketë të drejtë që në janar të ketë kontakte me klube të ndryshme që janë të interesuar për të, madje edhe duke nënshkruar parakontratë.

Raportet e fundit bëjnë të ditur se drejtuesit e Atletco Madrid i ofrojnë turko-gjermanit 223 mijë eurosh në javë, plus një shumë të caktuar për transferimin, që gjithsesi nuk do ta arrinin kërkesën e tij prej 369 mijë eurove në javë.

Ozil mund të tundohet nga rikthimi në Madrid, ku më parë ka luajtur për Realin në sezonet 2010-2013./Korneri.net.

Artikulli paraprakArsenal tenton “shopingun” në Old Trafford
Artikulli tjetërZyrtare: Zbardhet lista e të ftuarëve nga Greenberg për ndeshjet e nëntorit