Peja ka mposhtur thellë Tiranën në xhiron e fundit të Grupit B në Ligën Ballkanike për të vazhduar tutje si skuadra e vetme kosovare.
Me fitoren 96:72, Peja vazhdon tutje si e para me shtatë fitore nga dhjetë ndeshje.
Pas eliminimit të Prishtinës dhe Bashkimit nga Grupi A dhe Trepçës në Grupin B, Peja mbetet i vetmi klub kosovar në Ligën Ballkanike.