Shoping në Angli. Kështu mund të konsiderohet puna e parë e drejtorit sportiv të Romës, Monchi. Njohësi më i mirë i futbollit në botë për detyrën që e ka, do të udhëtojë këtyre ditëve në Manchester për të diskutuar me City rreth spanjollit këmbëshpejtë Jesus Navas, mëson Korneri.net.
Mesfushori ofanziv është në fund të kontratës dhe fare lehtë mund të përfundojë te Roma, pasi Monchi dhe Jesus një kohë të gjatë ishin së bashku te Sevilla, andaj lojtari nuk do ta refuzojë këtë mundësi të mirë, përcjell Korneri.net.

Artikulli paraprakDe Rossi te rivali më i madh?
Artikulli tjetërZanetti e ka ndërmend të godet fuqishëm gjatë verës