Si po shkojnë punët, treshja e madhe në Serie A do të rikthehet fuqishëm e së bashku me të edhe popullariteti i kampionatit italian. Paratë e kinezëve në klubin Inter janë gjithnjë e në rritje andaj edhe të kërkohen lojtarët më të mirë në treg nuk është ndonjë befasi.
Nënkryetari i Interit, Javier Zanetti ka qenë në Napoli ditëve të fundit ku është takuar personalisht me repreznetuesin fenomenal belg, Dries Mertens, mëson Korneri.net.
Zanetti e ka pyetur lojtarin se a do të luante për Interin nga edicioni i ardhshëm.
Shpresat e tifozëve të Interit janë edhe më të mëdha për faktin se Mertens autori i 20 golave sivjet, nuk e ka vazhduar kontratën me Napolin dhe për momentin nuk ka asnjë sinjal për diçka të tillë, shkruan Korneri.net.

Artikulli paraprakMonchi nis punën te Roma me interesimin e parë
Artikulli tjetërNjë tjetër belg në “meny” të Interit