Skuadra holandeze e Twentes ka zyrtarizuar në skuadër edhe një kosovar, ku pas Celinës gjatë merkatos verore, sot ka arritur marrëveshje edhe me sulmuesin Enis Bunjaki, i cili deri tani ishte pjesë e Eintracht Frankfurt në Bundesligën gjermane.

Bunjaki ka nënshtetësi gjermane dhe ka qenë pjesë e kombëtares së grupmoshave të Gjermanisë.

Kujtojmë që Bunjaki është grumbulluar edhe katër herë nga trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki.

Artikulli paraprakEkskluzive: Këto janë skuadrat më të cilat Feronikeli do të luajë ndeshje miqësore
Artikulli tjetërCikalleshi largohet papritmas