Sokol Cikalleshi lë Basaksehirin në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror, pikërisht ditën kur skuadra turke është përforcuar me Emanuel Adebayor.

Sulmuesi i kombëtares ka vuajtur mungesën e aktivizimit në këto muajt e fundit, andaj ka pranuar të  shkojë në huazim për pjesën e mbetur të sezonit te Akisar Beledijespori.

Cikalleshi tani shpreson të gjejë një vend titullari te Akisar, skuadër e cila ndodhet në vendin e 12-të në Superligën turke, 4 pikë sipër zonës së rënies nga katergoria, me një sulm shumë të dobët.

Artikulli paraprakZyrtare: Twente transferon kosovarin super të talentuar
Artikulli tjetërDy përfocime të mëdha te KB Bashkimi