Ndonëse është eliminuar nga Balkan League, skuadra prizrenase Bashkimi, vazhdon të përforcojë ekipin për pjesën e mbetur të edicionit në Super Ligën e Kosovës në basketboll. “Arpagjikët”, kanë paraqitur për regjistrimin në FBK, lojtarët amerikan  Justin Ameer Black dhe Antonio Mitchel Jennifer.

Justin Black është 192 centimetra i gjatë dhe vjen nga Baltimore Hawks i SHBA-së, teksa Antonio Mitchell,  185 centimetra i gjatë dhe ka luajtur për Columbus Univ. SHBA.

Tani Bashkimi pretendon të futet fuqishëm në finalet e Kupës e Kosovës dhe garat përfundimtare të Play Off-it, të cilat këtë vit pritet të jenë më të nxehtat në krahasim me vitet e fundit, ku dominuan Sigal Prishtina e Peja.

Artikulli paraprakCikalleshi largohet papritmas
Artikulli tjetërZyrtare: Ish-futbollisti i Prishtinës transferohet në Ligue 1