Humbja 3:1 nga WBA, mund të jetë vendimtare për klubin londinez Arsenal q të jetë jashtë Ligës së Kampionëve për edicionin e ardhshëm që do të ishte hera e parë pas 16 vjetësh që “togjinjtë” nuk do të jenë në garën kryesore evropiane.
Vendasit nuk treguan asgjë në këtë ndeshje pasi dy golat e qendërmbrojtësit Craig Daëson erdhën me kokë pas harkimeve nga këndi, ndërsa golin tjetër e shënoi Robson Kanu pas gabimit të madh të portierit Ospina i cili e zëvendësoi të lënduarin Petr Cech.
Arsenali e barazoi rezultatin në 1:1, me anë të Alexis Sanchez, por marr në përgjithësi Arsenali ishte katastrofal përkundër se mbajti topin më shumë se 72%, mirëpo kjo në futbollin e sotëm nuk po luan rol të madh.
Për momentin skuadra e Arsene Wenger gjendet në poziotën e pesët me 50 pikë, pesë më pak se Liverpool dhe një më shumë se Manchester United.

Artikulli paraprakPremier League me shumë yje? Ndryshe mendon legjenda e Uellsit, Ryan Giggs
Artikulli tjetërDrita me plotë meritë mposhti Prishtinën