Nëse mediat britanike dhe adhuruesit e futbollit anglez mendojnë se në Premier League ka shumë yje të mëdha të futbollit, këtë teori të tyre e ka hedhur poshtë legjenda e Uellsit dikur i pazëvendësueshmi te Manchester United, Ryan Giggs. Ai mendon krejtësisht ndryshe për klubet angleze dhe për lojtarët që luajnë aty.
“Duhet të shikojmë se ku janë klubet angleze në Evropë. Paramendoni, vetëm Leicester City ka mbetur në Champions League, dhe United në Europa League. Futbolli në Angli ishte në kulm vetëm për pak vite, ndërsa duhet t’iu them se përveç Alexis Sanchez dhe Kun Aguero, klubet angleze nuk kanë top-futbollistë botëror apo yje, sepse mendoj që ata luajnë në klubet tjera evropianejashtë Anglisë” ka thënë Giggs i cili gjatë karrierës së tij e ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve me “djajtë e kuq”, dhe nën drejtimin e Sir Alex Ferguson.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Drenica-Llapi
Artikulli tjetërWBA fitoi ndaj Arasenalit katastrofal