Loriana Kuka, xhudistja e re kosovare, ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 70 kilogramë në Kupën Evropiane për Juniorë në Lignano të Italisë, shkruan “koha.net”.

Ajo arriti këtë sukses pas katër luftërave.

Kjo është medalja e katërt këtë javë për xhudon kosovare. Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova ditë më parë fituan të artat në Turneun në Turqi, ndërsa Flaka Loxha siguroi të bronztën në Itali në kategorinë deri 57 kilogramë.

Artikulli paraprakPamje nga “Karagaqi” Peja-Bashkimi as 30 shikues
Artikulli tjetërNjë Evropë e tërë pas rezervistit të Real Madrid! Vërshim ofertash nga Premier League dhe Serie A…..