Xhudistja kosovare, Loriana Kuka ka arritur të fitojë medaljen e brozntë në kuadër të Masterit të xhudos që po mbahet në Katar, pasi mposhti britaniken Natalie Powell.
Fillimisht, xhudistja jonë në dy raundet e para kishte eliminuar Mazouz dhe Tcheumeo në -78 kilogramë. Në çerekfinale, Kuka u mposht nga ish-kampionia e botës në vitin 2018, Shori Hamada nga Japonia.
Në ‘Repesazh’ xhudistja kosovare arriti të mposhtë Kaliema Antomarchi nga Kuba me Ippon. Për medaljen e bronztë, Kuka triumfoi ndaj Powell në ‘Golden Score’ me Ippon, e që kjo është medalja e katërt për vendin tonë në xhudo.

Loriana do të arkëtojë edhe 900 pikë Olimpike Tokyo 2020. Ekipi i xhudos mori pjesë me pesë garues.
Pak ditë më parë, Distria Krasniqi rrëmbeu të artën, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova fituan të bronztën. /Zeri.info