Tifogrupi “Plisat” kanë hedhur flakadanë e tymuese mbrëmjen e sotme në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes Itali-Shqipëri që luhet në stadiumin “Renzo Barberi” në Palermo. Kundër rregullave ata kanë mbushur fushën e gjelbër me tym duke e bërë të pamundur vijimin e ndeshjes.


Gjyqtari ka ndërprerë ndeshjen në minutën e 57-të deri në qetësimin e situatës. Në faqen e “Facebook” të Plisave është publikuar edhe videoja që tregon momentin kur hedhin flakadanë e tymuese.

Disa herë u thirr me autoparlant për qetësimin e situatës, por kjo nuk ndodhi.Kapiten Ansi Agolli u përpoq të qetësonte situatën, por për momentin ishte e pamundur. Ndërkohë që pas ndërprerjes Itali shënoi edhe golin e dytë kundër kuqezinjve.

Artikulli paraprakPërvoja e Islandës mposhti Kosovën
Artikulli tjetërShqipëria mposhtet në Palermo, tifozët shkaktojnë probleme