Humbjen e ndaj Italisë e kishim menduar të gjithë por jo në këtë formë. Jemi mundur në një formë të shëmtuar ku një pjesë të fajit e ka edhe tifozeria shqiptare së bashku me gjyqtarin. Italia ka marr një fitore të merituar ndaj Shqipërisë me dy gola të shënuar në dy pjesë. Shqipëria ka qenë e pafuqishme që të jetë protagoniste në këtë sfidë duke zhvilluar një ndeshje me dy fytyra.

Axurrës kaluan ën avantazh në minutën e 12 të pjesës së parë më me De Rosin që shënoi nga pika e bardhë kurse golin e dytë e shënuan në minutën e 71’ me anë të Imobiles që shënoi me kokë brenda në zonë pas një gabimi të mbrojtjes tonë.

Pjesa e parë është mbyllur pjesa e në me fitoren e Italisë që kaloi në avantazh pas penalltisë që shoi De Rosi në minutën e 12. Ishte goditje dënimi për Italinë dhe Basha shkaktoi penallti që nuk u fal nga gjyqtari që akordoi penallti. Ndeshja nisi mirë për Shqipërinë ku Cikalleshi që në minutën e parë pati rastin e artë për gol ku gjuajtja  e tij brenda zonës kaloi ngjitur me shtyllën. Një tjetër rast pati edhe Roshi që në minutën e 22 i vetëm me Buffon nuk arriti që të realizonte një gjuajtje të fortë. Nëse gjyqtari nuk do të kishte ndikuar kjo pjesë mund të quhet pa frikë si një lojë e barabartë në çdo drejtim.

Kurse pjesa e dytë ka pasur minuta të mira në fillim por asgjë më shumë pasi Italia ka marr frenat e lojës në dorë.

Është ndërprerë ndeshja në minutën e 59’ për shkak të flakadanëve dhe tymueseve që kanë hedhur tifozët shqiptar. Lojtarët e stoli të Italisë janë futur në dhomat e zhveshjeve. Kjo është një prishje imazhi për tifozerinë shqiptare. Ansi Agolli i ka folur tifozerisë shqiptare që të mos vazhdojnë ende me hedhjen e tymëseve në fushë dhe për çudi, tifozët e kanë dëgjuar dhe ndeshja  ka rifilluar normalisht.

De Biasi ndërhyri me disa zëvendësime duke hedhur në fishë Sadikun dhe të riun Grezda por asnjë nuk ndryshoi. Gabimet me te emdha i kemi bere ne mesine fushes.

Artikulli paraprakVIDEO/ Shihni momentin kur “Plisat” hedhin tymuese në ndeshjen Shqipëri-Itali
Artikulli tjetërValon Berisha tregon çka i kushtoi Kosovës sonte