Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma është shndërruar në ekspert në pritjen e penalltive. Në një intervistë për mediat italiane ai ka theksuar se i gjithë sekreti i suksesit të tij është te puna e madhe.
“I gjithë sekreti i pritjeve të penalltive është e tëra fryt i punës. Në stërvitje i bëj të gjitha ato që duhet t’i bëj gjatë ndeshjes”, tha Donnarumma.

Kujtojmë që kohët e fundit talenti 17-vjeçar është në qendër të vëmendjes të mediave më të mëdha ndërkombëtare pasi kërkohet nga Barcelona, Manchester United dhe Juventusi.

Artikulli paraprakVjen vendimi zyrtar nga vet lojtari
Artikulli tjetërEkskluzive, zyrtare: Lapidar Lladrovci bëhet me skuadër të re