Nikola Kalinic është futbollisti i radhës që refuzoi ofertën e madhe dhe të majme nga Kina. Për sulmuesin kroat ishte i interesuar skuadra Tianjin e cila drejtohet nga Fabio Cannavaro, por para pak çastesh erdhi edhe vendimi final nga vet lojtari

Kalinic i mbeti besnik Fiorentinës dhe u ka bërë me dije të gjithëve se nuk e ka dnërmend të largohet nga Serie A, pavarësisht se do të kishte pagë shumë të lartë në Kinë, më saktë kontratë 4-vjeçare dhe nga 10 milionë euro në vit.

Tifozët “viola” u çmendën nga gëzimi për këtë vendim të kroatit i cili që nga sot ka hyrë edhe më shumë në zemrat e tifozëve.

 

 

 

Artikulli paraprakKy është gjyqtari për ndeshjen Milan-Napoli
Artikulli tjetërVIDEO/ Donnarumman zbulon sekretin si i pret penalltitë