Në ditën e përvjetorit të 104-t të shpalljes së Pavarësisë, nuk mund të mungonin urimet nga bota e futbollit. Një pjesë e mirë e lojtarëve të Kombëtares përmes rrjeteve sociale uruan shqiptarët në këtë ditë të shënuar.

mavraj-1

Mes tyre, natyrisht, edhe mërgim Mavraj. Mbrojtësi priti pak më gjatë se të tjerët, por, si përherë, zgjodhi një mënyrë krejt të veçantë për të përkujtuar ngritjen e flamurit në Vlorë.

Ai e ka vënë veten në vend të Isa Boletinit, një ndër figurat e shquara të lëvizjes kombëtare. Me anë të fotomontazhit, Mavraj e zëvendësoi portretin e patriotit kosovar me të vetin në një pikturë së bashku me Ismail Qemali.

“Ditë gëzimi, qeshni pak”, shkruan 29-vjeçari në postimin që shoqëron foton në “Facebook”.

 

Raporti: Panorama Sport

Artikulli paraprakDani Alves nuk kthehet deri në pranverë Bonucci …
Artikulli tjetërBojkoti i tifozëve shqiptarë ndaj kombëtares bën bujë në Zvicër