Mediat zvicerane kanë kohë që i kushtojnë mjaft vëmendje përfaqësueses shqiptare, duke parë edhe interesimin e madh që ka në këtë vend për futbollistët kuqezinj dhe arritjet e tyre. Ndaj edhe bojkoti i paralajmëruar nga mbështetësit e përfaqësueses, është pasqyruar nga mediat zvicerane.

tifozet

Portali i gazetës “Blick”, i cila gjatë Europianit raportonte lajmet edhe në gjuhën shqiptare, i ka kushtuar një artikull këtij bojkoti të cilësuar si të papritur. Aty është shpjeguar se si vendimi i tifozëve për të mos ndjekur ndeshjet në shtëpi të Kombëtares ka ardhur si pasojë e pakënaqësisë që kanë këta të fundit ndaj policisë dhe kontrolleve absurde në stadiume.

tifozet-2

“Nuk jemi terroristë“ janë fjalët e tifozëve të përfaqësueses shqiptare ndaj këtyre kontrolleve që i kanë lënë të pakënaqur dhe që kanë sjellë edhe vendimin e bojkotit nga grupimi më i madh, “Tifozat Kuqezi”.

Ndërkaq, në artikull shpjegohet edhe se masat më drastike për kontrollet u vendosën pas një alarmi për sulm terrorist për ndeshjen me Izraelin.

 

Raporti: Panorama Sport

Artikulli paraprakUrimi i ditës, Mërgim Mavraj “shpall pavarësinë” në Vlorë (FOTO)
Artikulli tjetërSassuolo ndali Napolin në San Paolo