Një transferim shumë i mençur nga Arsenali.

Nuk është e thënë që skuadrat evropiane të futbollit të shpenzojnë para në blerjen e futbollistëve më të mirë në treg, por edhe të atyre që kanë nuhatjen të gjenë apo zbulojnë talentët nga mbarë bota, shkruan Korneri.net.

Kështu bëri klubi u famshëm londinez që ka kryer punë me njeriun më meritorë të Borussia Dortmundit, Sven Mislintat, i cili për 10 vite të tëra kishte punuar te gjiganti gjerman aty ku kishte sjell shumë emra të njohur dhe talent të jashtëzakonshëm.
Pasi politika e Arsenalit nuk është të shpenzojë shumë, gjithsesi një njeri (skaut) si Mislintat do t’i duhet Arsene Wengerit, por edhe pasardhësit të tij pasi gjermani ka nuhatje të hatashme në gjetjen e futbollistëve të talentuar.mislintat do të nis punën te Arsenali muajin e ardhshëm dhe për këtë ndihet shumë i lumtur Wenger, që e ka pranuar se Arsenali ka bërë punë të mirë me transferimin e tij në Emirates.

Këta janë futbollistët që Mislintat i kishte transferuar me insistimin e tij te Dortmundi.
Jakub Blaszczykowski
Mats Hummels
Shinji Kagawa
Robert Lewandowski
Ilkay Gundogan
Pierre-Emerick Aubameyang
Raphael Guerreiro
Ousmane Dembele

Artikulli paraprakReagon Lippi: Ventura është zgjedhje e Tavecchios, ju rrëfej përplasjet me të
Artikulli tjetërKondogbia: Jo, ai është asgjë çfarë autogoli shënoi lojtari i Chelsea