Torino dhe Udinese e nisën të dielën në Serie A, me një spektakël të radhës në kampionat. Edhe pse objektivat e të dyja skuadrave nuk janë të mëdha, loja ishte fenomenale, me raste shtylla dhe gola, ndërsa fitues në fund nuk kishte pasi ndeshja u mbyll 2:2.
Mysafirët të cilët më shumë mbroheshin patën epërsinë e dyfishtë me golat e Jakub Jankto dhe Stipe Perica, mirëpo vendasit atëherë edhe më shumë nisën ofanzive në anën tjetër.
Torinon e ktheu në lojë Emiliano Moretti, kurse ai i përhershmi Andrea Belotti me golin e tij të 23 e barazoi rezultatin që doli të jetë final përkundër rasteve tjera që pati Torino.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Pescara – Milan
Artikulli tjetërVIDEO/ Donnarumma bën gabimin e vitit, autogol qesharak i Milanit