Peja pësoi disfatën e parë në fazën e dytë të grupeve në Ligën Ballkanike (BIBL).

Pejanët u deklasuan nga Teodo me rezultat dhe në këtë mënyrë skuadra e vetme kosovare që merr pjesë sivjet në këtë garë ka bilanc 1/2. Asgjë mirë nuk shkoi për Pejën që nga fillimi i ndeshjes kur vendasit shkuan me seri të shpejtë 19:3, dhe që atëherë u pa që nuk do të ketë Peja asnjë gjasë të fitoj, e kur i shtohet fakti se Peja nuk u drejtua nga trajneri Aleksandar Todorov, atëherë gjithçka ka qenë e qartë.

Më meritorët në këtë triumf të Teodos ishin Petar Kusovac me 29 pikë, Milan Stanojevic me 22 dhe Milos Gjurisic me 19 pikë të shënuara. Te Peja u dalluan Noah Dahlman dhe Alban Veseli me nga 15 pikë secili, derisa 11 pikë të tjera i shtoi Mirza Ahmetbasic.

Artikulli paraprakStërvitja e Sigal Prishtinës, prezent Kemp dhe Edwin
Artikulli tjetër“Mundo Deportivo”: Hysaj nën vëzhgimin e gjigantit spanjoll