<> at Estadio Santiago Bernabeu on April 9, 2016 in Madrid, Spain.

Zinedine Zidane dhe lojtarët e tij të Real Madrid-it sot mbajtën një tjetër mbledhje pas seancës stërvitore në Valdebebas, e treta në dy ditët e fundit për ta.

Trajneri francez u foli për 35 minuta yjeve të tij dhe versioni zyrtar i klubit është se lojtarët kryesisht morën disa këshilla se si mund ta mposhtin nesër Eibarin, transmeton “T.S”.

E vërteta, shkruan “Marca”, është se fytyrat e tyre nuk ishin aspak të gëzueshme. A ka sinjal më të qartë se ky për të kuptuar se gjendja aktuale e “Los Blancos”-ve nuk është e mirë?Sergio Ramos, Cristiano Ronaldo dhe Marcelo, tre kapitenët, ishin të fundit të cilët u larguan nga fusha.

Mbledhja e parë u zhvillua pas ndeshjes me Las Palmasin. Skuadra u bashkua në dhomat e zhveshjes së stadiumit “Santiago Bernabeu”, por jo të gjithë lojtarët ishin të pranishëm. Mbledhja e dytë u transferua në Valdebebas, pikërisht para stërvitjes së të enjtes, ku askush nuk mungoi.

Performancat e dobëta të fundit dhe fakti që Barcelona ka marrë kreun e klasifikimit në La Liga i ka trembur madrilenët.

Artikulli paraprakChapions League/Studimi kurioz i UEFA-s: Barcelona me 0.0% mundësi për të kaluar në çerekfinale!!!
Artikulli tjetërTronditen “Kuqezinjët”: Ndaj Italisë luajmë pa pikën më të fortë në mbrojtjen tonë?