Sipas mediave italiane gjithçka është punë e kryer sa i përket marrëveshjes së re në mes Milanos dhe spanjollit Suso. Burime brenda klubit kuq e zi bëjnë të ditur se Suso do të nënshkruaj kontratë të re me rosonerët deri me 30 qershor 2021, dhe paga e tij do shkoj në 2,7 milionë euro plus bonuse.
Suso aktualisht është i lënduar, por ai po punon intenzivisht që të jetë i gatshëm për derbin e madh kundër Interit.

Artikulli paraprakDy ndeshje ndaj Juves, masa të rrepta në Napoli
Artikulli tjetërMetodat e pazakonta të Milan Lab, heqja e dhëmballës së pjekurisë i dha fund problemeve të Seedorf