Pacienti është shtrirë gjysmë i zhveshur në tavolinën e trajtimit jo larg Harley Street duke parë këmbët e tij që po shtypen me njëra-tjetrën, rrotullohen, testohen. Më në fund Jean-Pierre Meersseman, themeluesi i Milan Lab dhe këshilltari special i Milan, thotë: “Të është anuar legeni, njëra këmbë është më e shkurtër se tjetra dhe ke vuajtur nga tërheqjet muskulore,” shprehet ai, në mënyrë korrekte. Më pas ai vendos anestetik lokal te një dhëmballë pjekurie dhe menjëherë këmba e djathtë shtrihet në një hapësirë më të gjerë. “Ah, fiks si Clarence Seedorf!” ekzaminon ai.
“Kur Seedorf erdhi për të më parë ai kishte dhimbje muskulore të vazhdueshme që e shqetësonin prej një viti e gjysmë. Ai nuk mund të stërvitej siç duhej dhe ishte në një spirale tatëpjete. Mbaj mend që ditën e parë që ishte te Milan i hoqa dhëmballën e pjekurisë. Dhimbja e tij muskulore u zhduk menjëherë dhe kjo e ndihmoi të ringjallte karrierë e tij,” shprehet Meersseman. Duket si një anekdotë shumë fantastike për të qenë e vërtetë. Por kjo është pika e fortë e Meersseman, ai bën gjërat e jashtëzakonshme. Por prapëseprapë lind pyetja: si do të mendonin skeptikët për metodën e trajtimit të Seedorf?

Nuk pranohet nga mjekësia e bazuar në fakte, por nuk më intereson shumë. E kam parë të funksionojë. Kam bërë mbi 1 milionë teste te Milan. Dhe matematikanët bashkë me inxhinierët kanë zhvilluar një formulë që ka pasur një normë të madhe suksesi për sa i përket menaxhimit të dëmtimeve.” Meersseman mendon se ishin këto metoda të Milan Lab që bënë që Maldini apo Costacurta të luanin deri në moshën 40 vjeçare, me Serginho dhe Cafu jo shumë mbrapa. “Maldini-t iu vu viza që në moshën 32 vjeçare dhe ai luajti për nëntë vite të tjera. Dhe mbaj mend kur erdhi Cafu, dikush më thirri – nuk po e them kush – dhe tha se ishte i sigurt që nuk kishte mundësi më të luante. Ai luajti për katër vite të tjera në nivele të larta.”

Po David Beckham? Një buzëqeshje e ngrohtë shfaqet në fytyrën e Meersseman. “David është një nga njerëzit më interesantë që kam takuar. Kur ai iu bashkua Milan ai ruajti një profil të ulët. Por ishte shumë respektues, gjithmonë i parë në stërvitje dhe i fundit që largohej. I dinte emrat e të gjithëve, duke përfshirë edhe pastrueset. Ai kishte një fjalë të mirë gati për çdokënd. Nuk kishe si të mos e pëlqeje. Ai gjithashtu iu përgjigj mirë metodave tona.” Meersseman u soll te Milan për të ulur normën e dëmtimeve, dhe pikërisht atë bëri. Tani ai është në kërkim të sfidave të reja në Londër, pikërisht në Premier League. “Milan Lab nuk funksionon që prej tre viteve. Ata i dhanë fund. Dhe po të shohësh dëmtimet në 18 muajt e fundit kanë qenë të mëdha.”

Pse? Pasi kur gjërat shkojnë mirë ti fillon të përjashtosh disa gjëra. Për shembull, unë bëra një dietë për lojtarët që të hanin karbohidrate brenda 20 minutave pas ndeshjes. Meqë ishim në Itali, do të hanin spaghetti. Një kuzhinier do të vinte në dhomën e zhveshjes. Ishte e mundimshme por funksiononte. Ata e ndërprenë. Ata futën duart këtu, e aty. Dhe papritur gjërat nuk funksionojnë ashtu siç duhet. Tashmë unë kontrolloj lojtarët kur hyjnë dhe dalin. Firma e fundit kur Milan blinte një lojtar ishte e Galliani-t. E parafundit ishte e imja. Edhe kur largohen. 

Artikulli paraprakSuso dhe Milan së bashku edhe për shumë vite
Artikulli tjetërDe Biasi Kosova do ti prishë punë Shqipërisë