Nuk ka skuadra pa humbje në elitën e futbollit tonë.

Njëra prej ndeshjeve më të mira sivjet në Vala Superligë u zhvillua në Drenas kur Feronikeli dhe Gjilani e mbyllën xhiron e 13-të, me një superndeshje të luajtur e sidomos në pjesën e parë, shkruan Korneri.net.

Feronikeli arriti t’ia shkaktojë disfatën e parë sivjet Gjilanit, por duhet pranuar, pas një paraqitje shumë të mirë nga minuta e parë, e posaqërisht në 30 minutat më të fortë që i ka luajtur këtë edicion.
Njërin prej golave më të bukur të stinorit e shënoi Mark Milicaj pas vetëm tre minutash lojë kur shënoi nga rreth 30 metra, duke e mposht portieritn Donat Kaçiu.
Pak minuta më vonë akordohet penalltia e parë për Feronikelin pasi në zonë me dorë luajti mbrojtësi Armend Thaqi.
Behar Maliqi gjuajti dobët dhe goditjën e tij e ndali portieri Kaçiu, megjithatë gjyqtari autoritativ Besfort Kosumi e ktheu penalltinë pasi në zonë më herët hynë disa futbollistë gjilanas.
Por, edhe pas gjuajtjes se dytë Maliqi e huqi krejt portën duke lëshuar rast idel për dysfishim të rezultatit.

Dhe, penalltive nuk u erdhi fundit pasi disa minuta më vonë sërish Feronikeli fitoi goditjen më të rëndë në futboll, por këtë herë nga 11 metra gjuajti Mark Milicaj që e shënoi golin e tij të dytë personal.
Më pas erdhi momenti i supergolit të Armend Thaqit nga gjuajtja e lirë pasi realizoi nga rreth 25 metra për ta kthyer në lojë Gjilanin, mirëpo rezultati më nuk ndryshoi deri në fund.

Pjesa e dytë ishte më e kujdesshme nga të dyja skuadrat edhe pse rastet nuk munguan. Vlen të përmenden edhe dy kartona të kuq. Fillimisht Filonit Shaqiri i Gjilanit ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë me të drejtë, kurse 11 minuta para fundit përjashtohet edhe Haxhi Shala i vendasve pas protestave ndaj gjyqtarit fenomenal Besfort Kosumi.

Feronikeli pas kësaj fitore të merituar barazohet me pikë me Lirinë nga 19, kurse Gjilani përveç që humbi për herë të parë, mbetet në kuotën e 20 pikëve. /Korneri.net

Artikulli paraprakMediat italiane: Milan të gatshme 10 mln euro për futbollistin tërsisht anonim, por….
Artikulli tjetërRritet dukshëm vlera e yllit të Kosovës